Agjencia për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit, dënon ashpër sulmin fizik ndaj Vitore Metaj – Stavileci, transmeton Koha.net.
“Ky është një akt kriminel i cili duhet hetuar dhe dënuar sa më parë. Akte të tilla barbare janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe dënohen penalisht. Kërkojmë që rasti të hetohet me efikasitet dhe vëmendje të shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë”, thuhet në reagim.
ABGJ kërkon respektimin e ligjit, shtetit të së drejtës, dhe apelon tek qytetarët e Republikës së Kosovës të dënojnë aktet e dhunës, si dhe përmbahen nga dhuna fizike e cila rrezikon jetën e individit, sigurinë publike, mbjell frikë dhe pasiguri dhe kjo është e pa tolerueshme.
-
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon drejtësi për 11-vjeçaren e dhunuar
-
GSBGJ u kërkon institucioneve veprime në parandalimin e dhunës kundër grave
-
ABGJ dënon aktin e keqpërdorimit të së miturës në Komunën e Drenasit
-
Zyra e kryeministrit kërkon sqarime nga prokuroria për lirimin e kidnapuesve të një femre
-
Agjencia për Barazi Gjinore dënon vrasjen e gruas nga bashkëshorti në Pejë