Agjencia për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit ka dënuar vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Kjo Agjenci ka kërkuar dënim të menjëhershëm për autorin e vrasjes.
“Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe duhet të dënohen penalisht. Kërkojmë që rastet e tilla te mos përsëriten derisa kërkohet një vëmendje e shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë”, thuhet në njoftimin e kësaj Agjencie.
“ABGJ kërkon që forca e ligjit, shtetit të së drejtës,të veproj në mënyre që rastet e tillë të mos përsëriten dhe aktorët e këtyre krimeve të dënohen në pajtim me ligjin”.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit që vrau bashkëshorten në Pejë
-
Mblidhen institucionet e drejtësisë pas vrasjes të dy grave për pesë ditë
-
Vritet një grua, arrestohet bashkëshorti
-
Zyra e kryeministrit kërkon sqarime nga prokuroria për lirimin e kidnapuesve të një femre
-
Policia jep detaje të vrasjes së gruas nga bashkëshorti në Pejë