Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M.Vujiçiq, ua ka uruar sot Ditën e flamurit qytetarëve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Në urimin e tij ai thotë:
Shqiptarëve në Kosovë ua uroj Ditën e Flamurit me dëshminë që sa më parë në interes të gjithë shoqërisë së Kosovës të tejkalohen dallimet politike e ideologjike, të lihen manash mospajtimet dhe të çojnë vendin tonë të përbashkët drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies. Si komunitet shumicë e theksuar, shqiptarët kanë përgjegjësi dhe obligim të jenë bartës të të gjitha proceseve pozitive që sjellin paqe të qëndrueshme, mirëqenie dhe unitet për të gjithë qytetarët. Besoj se do të ketëë edhe forcë, edhe dëshirë të arsyetojnë pritshmëritë e të gjithë miqve të Kosovës dhe të popullit shqiptar në tërësi, thuhet në urimin e kryetarit të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, transmeton Koha.net.
-
Malazezët e Kosovës urojnë shqiptarët për Ditën e Flamurit
-
Kryetari i Shoqatës së Malazezëve kërkon nga Podgorica tërheqjen e ambasadorit nga Prishtina
-
Thaçi uron komunitetin ashkali për Ditën e Flamurit
-
Daçiq “çuditet” si askush nuk reagoi pse Kosova feston Ditën e Flamurit shqiptar
-
Malazezët në Kosovë kërkojnë ta kenë ditën e tyre festë zyrtare