Shoqata e Malazezëve të Kosovës uron të gjithë shqiptarëve të Kosovës Ditën e Flamurit.
Kryetari i kësaj Shoqate, Sllobodan Vujiçiq, përveç urimit për festë, ka uruar që në vitin e ardhshëm të ndodhë marrëveshja në mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Pa paqe të qëndrueshme me Serbinë, pa respektim të të gjitha pakicave dhe pa pranim e sistemit evropian të vlerave, nuk do të ketë zhvillim ekonomik as përmirësim të jetës për qytetarët e Kosovës. Përgjegjësia më e madhe për gjendjen e tanishme dhe të ardhme u takon shqiptarëve të Kosovës, si popull shumicë që janë. Prandaj, besojmë që do të kenë fuqi t’i tejkalojnë të gjitha sfidat dhe t’i arsyetojnë pritjet e miqve të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi”, thuhet në urimin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës.
-
Shoqata e Malazezëve të Kosovës uron Ditën e Flamurit
-
Kryetari i Shoqatës së Malazezëve kërkon nga Podgorica tërheqjen e ambasadorit nga Prishtina
-
Thaçi uron komunitetin ashkali për Ditën e Flamurit
-
Daçiq “çuditet” si askush nuk reagoi pse Kosova feston Ditën e Flamurit shqiptar
-
Malazezët në Kosovë kërkojnë ta kenë ditën e tyre festë zyrtare