Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka dënuar sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.
Ai në facebook ka shkruar se ndihet i shokuar me këtë sulm, duke kërkuar nga policia që sulmuesit të vihen para drejtësisë.
“Unë jam i tmerruar nga sulmi frikacak në Vitore Stavilecin. Shpresoj dhe jam i sigurt që fajtorët të kapen dhe të dënohen, kurse znj. Stavileci të rimëkëmbet shpejt”, ka shkruar në facebook O’Connell.
Vitore Stavileci u sulmua sot në mesditë para shtëpisë së saj.
Artikuj të ngjashëm
-
O’Connell bën thirrje që të zbardhet rasti i vrasjes së Ivanoviqit
-
O’Connell: Sulmet ndaj gazetarëve kërcënojnë lirinë e shprehjes
-
Stavileci: Sulmi ndaj gruas ishte mesazh kundër meje
-
Hoyt Yee i shkruan letër Stavilecit, dënon sulmin ndaj bashkëshortes së tij
-
Stavileci përcjell të bijën në shkollë: Së shpejti me mamin këtu!