Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stavileci përcjell të bijën në shkollë: Së shpejti me mamin këtu!

Ndonëse kanë kaluar dy ditë që prej kur i është sulmuar fizikisht bashkëshortja, ministri në detyrë, Blerand Stavileci, ka folur sot për herë të parë.

Ai ka publikuar një fotografi me vajzën e tij në Facebook, të cilën e ka shoqëruar për në shkollë, derisa ka shkruar se “Asgjë nuk na ndalë”.

“Nuk jemi vetëm. Së shpejti me mamin këtu”, shkruan Stavileci.

Vitore Stavileci është sulmuar fizikisht dy ditë më parë në lagjen “Veternik” të Prishtinës, nga dy persona të cilët janë ende të panjohur për Policinë e Kosovës.