Shoqata e Bankave ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm me eksploziv ndaj bankomatit të njërës nga bankat komerciale në Kosovë duke dënuar fuqishëm këtë akt kriminal siç e kanë quajtur ata.
Sipas tyre sulmet e tilla krijojnë pasiguri në sektorin financiar, rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve dhe dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Me datë 7.04.2019 në orët e hershme të mëngjesit ishte sulmuar me eksploziv një bankomat, duke shkaktuar dëme materiale edhe të lokaleve përreth bankomatit në një zonë të banuar dhe shumë të frekuentuar në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se sektori bankar kërkon nga institucionet e sigurisë së vendit që sa më parë të sjellin para drejtësisë këto grupe kriminale që synojnë të dëmtojnë bizneset e Kosovës. E keqja duhet të luftohet me të gjitha forcat që ka shteti për të shmangur rrënimin e rendit dhe ligjit në vend.
-
Shoqata e Bankave dënon grabitjen në Shtime, kërkon zbardhje të rastit
-
Vidhen para në një bankomat, dyshohet se u sulmua me mjet shpërthyes
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
-
Në Gjilan u tentua të vidhej me eksploziv një bankomat
-
Tentohet të grabiten tri bankomate, grabitësit gjuajnë me armë Policinë