Njëri nga bankomatët e Bankës TEB në Prishtinë, është vjedhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, duke përdorur eksploziv.
Dëmet shihet se kanë qenë shumë të mëdha, ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka njerëz të lënduar.
Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas tij ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
“Ju informoj se më datë 07.04.2019 rreth orës 04:05 në Rr. “Nazim Gafurri” në Prishtinë është raportuar një rast i vjedhjes së një bankomati. Dyshohet se personat e dyshuar kanë kryer vjedhjen dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e tipit Opel, ngjyrë hiri”, ka thënë ai.
Hoxha ka njoftuar se policia me njësitet relevante ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin kompetent ka iniciuar rast për vepra penale "Vjedhje e rëndë" dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe është në proces të hetimeve për të sqaruar rrethanat e këtij rasti si dhe identifikimin e personave të përfshirë.
-
Vidhet një bankomat duke përdorur eksploziv në Prishtinë
-
Në Gjilan u tentua të vidhej me eksploziv një bankomat
-
Grabitet filiali i një banke në Prishtinë
-
Plaçkitet një bankomat në Rrugën B në Prishtinë, u përdorën eksplozivi dhe armët
-
Plaçkitet bankomati në Komoran, policia në kërkim të të dyshuarve