Disa të dyshuar kanë gjuajtur me mjet shpërthyes drejt një banke në Komoran, e më pas nga bankomati kanë grabitur para.
Zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës tha për KOHËN se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, derisa policia është në kërkim të të dyshuarve.
“Sot rreth orës 04:00 është kemi pranuar informacionin për një rast të grabitjes që ka ndodhur në fshatin Komoran. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti tha se të dyshuarit kanë vjedhur edhe para.
“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes, ku më pas janë grabitur një sasi të parave”, ka shtuar tutje Ahmeti.
Ahmeti shtoi se policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.
-
Plaçkitet një bankomat në Rrugën B në Prishtinë, u përdorën eksplozivi dhe armët
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
-
Grabitet një këmbimore në Prishtinë
-
Në Gjilan u tentua të vidhej me eksploziv një bankomat
-
Policia publikon videon kur grabitësit gjuajtën me armë ndaj tyre në Ferizaj