Policia e Kosovës ka parandaluar grabitjen e tri bankomateve të bankave në Ferizaj.
Bëhet fjalë për bankomatet e bankave TEB dhe Raiffaisen dhe Banka Ekonomike.
KOHA ka mësuar se personat e dyshuar kanë shtënë me armë kallashnikov ndaj Policisë se Kosovës.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
KOHA ka mësuar se grabitësit nuk kanë arritur t’i marrin parat në bankomate.
Policia ka thënë se nuk ka policë të lënduar.
“Nuk ka policë të lënduar fatmirësisht, pas të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të zyrtarëve policorë, ekipi patrullues u janë përgjigjur. Dyshohet se janë armë të gjata, pas ekzaminimit që kanë kryer hetuesit në vendin e ngjarjes. Gjatë ditës do të ketë edhe detaje të tjera”, ka thënë drejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Faton Pllana.
{gallery}