Nga 21 personat e shëruar nga koronavirusi të enjten, 19 prej tyre janë nga komuna e Malishevës. Kjo e çon në 55 numrin e të shëruarve nga koronavirusi në Malishevë.
Shërimi i 19 personave nga Malisheva ka ardhur pas 40 ditësh karantine të plotë të kësaj komune, që ishte ndër të parat e prekura me koronavirus.
Në Malishevë deri tash janë infektuar 70 persona. Prej tyre janë shëruar 55 e një rast ka përfunduar me fatalitet.
Në Kosovë, numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 669. Të shëruar janë 159 e 19 persona kanë vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë nga të shëruarit prej koronavirusit të shtunën janë nga Malisheva
-
49 të vdekur nga koronavirusi në Malishevë që nga fillimi i pandemisë
-
45 të vdekur nga COVID-19 në Malishevë që nga fillimi i pandemisë
-
19 raste pozitive me koronavirus sot në Kosovë dhe 24 të shëruar
-
I prekuri me COVID-19 në Malishevë ditë më parë u lirua nga karantina pasi doli negativ