Komuna e Vitisë ka themeluar Shkollën për Aftësimin Profesional të të Rriturve pa lejen e Ministrisë së Arsimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zbatimi i programit në këtë shkollë, që ka për qëllim përgatitjen profesionale të të rriturve, nuk është në përputhje me rregulloret në fuqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkeljet e menaxhmentit nga Komuna janë evidencuar në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ka theksuar se përgjegjësit brenda Komunës, të cilët ishin lidhur me këtë proces, kanë shkelur edhe udhëzimet administrative.
Nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është kërkuar që të marrë masat ndaj atyre të cilët kanë përgjegjësi për krijimin e shkollës në kundërshtim me ligjin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)