Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkolla e Ratkocit të Rahovecit bëhet me sallë të edukatës fizike

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të sallës së edukatës fizike të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Katër dëshmorët”, në Ratkoc të Rahovecit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

“Me ndërtimin e kësaj salle do të krijojmë kushte për një edukim më të mirë të fëmijëve tanë, në këtë fshat, i cili padyshim e ka merituar, sepse kjo shkollë tashmë po shënon 70 vjetorin e themelimit të saj”, theksoi Bajrami.

Të pranishmit, me një fjalë rasti i kanë përshëndetur edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për kujdesin për këtë shkollë dhe zgjerimin e përmirësimin e infrastrukturës shkollore në këtë komunë, por edhe kudo në Kosovë.