Shkolla Fillore “7 Shtatori” Rahovec do të bëhet me objekt të ri, i cili do të kushtojë rreth 1.4 milion euro, transmeton Koha.net.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se “pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Administratës Publike (MAP), Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “7 Shtatori” në qytetin e Rahovecit e cila aktualisht ka 312 nxënës, do të bëhen me objekt të ri dhe sallë të re të edukatës fizike”.
Më tutje thuhet se vlera totale për ndërtimin e objektit të shkollës dhe sallës së edukatës është 1 milion e 384,418.31 euro dhe do të ketë 3982 metra katror, ky projekt financohet nga MAP-i.
Punët për ndërtimin e objektit të shkollës dhe sallës së edukatës fizike, pritet që të fillojnë shumë shpejtë.
-
Shkolla e Ratkocit të Rahovecit bëhet me sallë të edukatës fizike
-
680 ulëse të reja në palestrën “Minatori”
-
Komuna e Rahovecit planifikon ta shndërrojë stadiumin e futbollit në shëtitore
-
Stadiumi i futbollit në Rahovec do të shndërrohet në shesh
-
Nxënësit që s’kanë ku ta zhvillojnë lëndën e edukatës fizike