Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vihet gurthemeli për ndërtimin e një shkolle në Fortesë të Rahovecit

Në fshatin Fortesë të Rahovecit është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët "Liria", projekt ky i cili kap shumën 759 mijë euro.

Kryetari i komunës se Rahovecit, Smajl Latifi tha se ndërtimi i kësaj shkolle ka qenë jetik për nxënësit dhe mësimdhënësit e Fortesës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, kjo shkollë do t’i plotësojë nevojat për mësimdhënie dhe mësimnxënie pasi që krahas shkollës do ketë edhe objekte tjera përcjellëse.

Latifi tha se renovimi i shkollës së mëhershme ka qenë i pamundur pasi që pozita e shkollës ka qenë jo e përshtatshme dhe në kohën e shirave gjithnjë është vërshuar.

"Objekti i ri i shkollës fillore ‘Liria’ në Fortesë ka qenë jetik, mëse i nevojshëm dhe i domosdoshëm pasi objekti ekzistues është në pikën më të ulët dhe sa herë që ka rënë pak shi dhe pak vërshime pothuajse kati i parë ka qenë i mbuluar me ujë. Dhe asnjë mundësi për renovim të objektit ekzistues nuk ka pasur sepse investimet do ishin të paqëndrueshme. Si rezultat i një analize të njerëzve që e njohin këtë fushë kemi marr rekomandim që të nisim një objekt të ri që është funksional e modern që ka edhe sallën e edukatës fizike dhe mjediset përreth shkollës do jenë të rregulluara mirë. Standardet janë të larta të kushteve që do plotësojë për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Natyrisht vlera e kontratës është 759 mijë e ca euro", u shpreh Latifi.

Ndërsa, drejtori i shkollës fillore "Liria", Elhami Zhuniqi tha se ndërtimi i shkollës së re do të ndikojë në rritjen e cilësisë në arsimim.

"Një ambient i përshtatshëm dhe komod mësimor ndikon në rritjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies do të thotë ka me ndikuar shumë, do ndihmojë shumë në këtë aspekt" , u shpreh Zhuniqi.