Tenori Shkodran Tolaj, drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve shqipe në Maqedoninë e Veriut është zëri i himnit të shtetit të Kosovës.
Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Tolaj në një intervistë për KTV-në ka thënë se e ndjen vetën më ndryshe se çdo kush tjetër, për faktin që ai e këndon himnin e kompozuar nga kompozitori kosovar, Mendi Mengjiqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E ndjej veten ndoshta pak më ndryshe se dikush tjetër, çdo herë këto festa kombëtare ma sjellin një emocion tepër të veçantë që nuk di ta shpjegoj se çka është ajo”, ka thënë Tolaj.
Ai ka treguar se si e kishte marrë ftesën për ta kënduar himnin nga kompozitori Mengjiqi.
“Ishte një ëndërr që ta këndojë himni e Kosovës dhe një ditë marrë një telefonat nga vetë autori i tekstit dhe kompozitori i madh, Mendi Mengjiqi dhe më thotë se kam dëshirë që si autor i himnit ju ta këndoni për herë të parë. E mora pak si tallje duke e ditur që Kosova e Shqipëria e Maqedonia shqiptare ka këngëtarë shumë më të mirë se unë. Sido që të jetë i thash faleminderit shumë, ma dërgoni instrumentalin, kur do të inciziohet, si do të bëhet, mi tregoi të gjitha, shkova në studio dhe e incizova dhe çdo here e kam menduar se përse më zgjodhi mua dhe e pyeta: profesor përse më zgjodhe mua që ta këndojë himnin për herë të parë. Ai më tha që në fillim kur e kompozova himnin, disa prej atyre që e duan Kosovën me zemër kanë menduar që Kosova është keq që ta ketë një himn dhe kam marrë disa kërcënime, dhe shqetësimi i tij ishte se kush do ta këndojë tani himnin dhe a do ta përballonte i njëjti këngëtar atë presion që e kishte ai. Prandaj më kishte përzgjedhur mua, sepse ju jeni një këngëtar i mirë dhe jeni një patriot”, ka shpjeguar Tolaj.