Krahas angazhimit pa ndërprerje të efektivëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, edhe ekipet mjekësore janë në gatishmëri gjatë 24 orëve për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se “ekipet mjekësore me autoambulancat e spitalit të Shkodrës janë në gatishmëri 24 orë pranë zonave të përmbytura”.
Sipas saj, është bërë e mundur shpëtimi i një fëmije 4 vjeç nga Velipoja dhe i dy të moshuarve me probleme kardiake nga Mali i Jushit.
Aktualisht ata po trajtohen në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Reshje të mëdha në Shkodër, bëhet thirrje që të evitohen daljet
-
Mehaj: Jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet në Pejë
-
FSK-ja u del në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga vërshimet
-
Gjenden trupat e pajetë të dy viktimave në Shkodër, dy viktima në Mal të Zi e një në Serbi
-
Rreth 50 familje janë evakuuar në Shkodër