Arbëri

Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani

Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës, “Fehmi Agani”, ka shkarkuar rektorin Artan Nimani.

Për shkarkimin e tij ka njoftuar kryetari i Këshillit Drejtues, Agon Haxhikadrija, në një komunikatë për media.

Për shkarkimin e Nimanit kanë, në mbledhjen e mbajtur të hënën kanë votuar 5 anëtarë të Këshillit Drejtues.

Në komunikatë Haxhikadrija ka listuar edhe disa nga arsyet për shkarkimin e Nimanit.

“Dështimi për të krijuar një ambient të përshtatshëm dhe të sigurt për mbarëvajtje të procesit mësimor si pasojë e minimizimit dhe mos ndëshkimit të rasteve të dhunës, rrahje, shantazhe, kërcënime, të cilat janë shpeshtuar në ambientet e universitetit”, është arsyeja e parë që e listuar nga Haxhikadrija.

Si arsye është përmendur edhe rrezikim i humbjes së besimit ndaj organeve të pavarura vendimmarrëse të universitetit, siç thuhet, për shkak të mos zbatimit të vendimeve e rekomandimeve të tyre.

Ndër arsyet e tjera që janë përmendur janë edhe ndërhyrja në vendimet e organeve të pavarura statutare të universitetit, ndryshimi i vendimit të Këshillit të Etikës në Senat si dhe mos adresim të rekomandimit të Këshillit Drejtues duke tejkaluar kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale, mosrespektimi i rekomandimit të Këshillit Drejtues dhe mos gatishmëri për të adresuar kërcënimin e denoncuar tek Këshilli i Etikës, vështirësitë e shumta të shoqëruara edhe me probleme për akreditimin e programeve, mosraportimi financiar për periudhën TM3-2022 në Këshillin Drejtues dhe mundësia për të vendosur atë në lajthitje ligjore, menaxhimi joadekuat i buxhetit për paga dhe mëditje si pasojë e planifikimit jo të mirë si dhe të pagesave të shumta mbi-normë e rezultatet e pamjaftueshme kërkimore – shkencore dhe të mobilitetit në arenën ndërkombëtare.

Ai arse janë përmendur edhe mungesa e strategjisë, kapaciteteve dhe koordinimit për ngritjen e cilësisë në arsim me metoda bashkëkohore si dhe për krijimin e një ambienti atraktiv për tërheqjen e studentëve vizitorë si dhe dështim në realizimin e programeve semestrale në gjuhën angleze, mungesa e planifikimit, koordinimit apo informimit të KD-së për qëllimet dhe përfitimet e universitetit nga vizitat e shpeshta ndërkombëtare, mosadresimi i kërkesave financiare për aprovim në KD, rezultatet jo të kënaqshme në ndërtimin e partneritetit strategjik me kompanitë publike dhe komunitetin e biznesit si dhe dështim në gjenerimin e të hyrave nga shërbimet e konsulencës, ekspertizave të ndryshme dhe shërbimeve tjera profesionale, dështimi në hartimin e rregullores për mbrojtjen e etikës akademike nga plagjiatura dhe nga revistat mashtruese, renditja jo e kënaqshme në listën ndërkombëtare të universiteteve ËEBOMETRICS dhe mungesë e strategjisë për të përmirësuar këtë gjendje e mosazhurimi i raporteve vjetore, rregulloreve, vendimeve, dhe dokumenteve tjera në ëeb-faqen e universitetit edhe pse është kërkuar disa herë nga KD.

Arsye të tjera që janë përmendur janë edhe mosadresim i çështjes së punësimit nga të gjeturat dhe rekomandimet e auditorit të vitit të kaluar, dështimi në krijimin e një ambienti të besueshëm, konkurrues, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në meritokraci për çështjen e punësimeve, proceset jotransparente të punësimeve të përcjella me shumë ankesa dhe dyshime për parregullsi si dhe mostransparencë për financimet e botimeve shkencore.