Prishtinë, 24 qershor – KRU “Prishtina” ka ripërsëritur thirrjen drejtuar konsumatorëve që vazhdojnë shpenzimin racional të ujit të pijshëm, meqë sasia e akumulimit të ujit në liqenet prej nga furnizohen, Batllava e Badoci nuk është shtuar shumë, me gjithë reshjet e shiut ditëve e javëve të fundit.
Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit, ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit, ose 9.75 m nën kuotën maksimale, saktësojnë në KRU “Prishtina”.
Nga java e kaluar liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kishte në liqenin e Batllavës - 1.61 m.
-
Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes
-
Bie niveli i ujit në Batllavë e Badoc, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm
-
Niveli i ujit në liqenet e Batllavës e Badocit është rritur në mbi 3 metra
-
Mjeku: Nga mbrëmë niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është rritur për 1 metër
-
Të reshurat e fundit ndikuan pak në rritjen e nivelit të ujit në Badovc