Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiu pengon trafikun në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, Policia apelon të shmanget rruga

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit, magjistralja Ferizaj-Prishtinë është bërë e pakalueshme në disa vende, ndërsa në një pjesë tjetër ka vështirësi për qarkullim të automjeteve, ka njoftuar Policia të enjten në mbrëmje teksa ka apeluar që të shmanget kjo rrugë për qarkullim.

Sipas njoftimit të Policisë, bllokimi ka ndodhur kryesisht në zonën nga fshati Muhovc e deri në afërsi të fshatit Babush.

Image

“Lusim qytetarët / shoferët e automjeteve që të përdorin rrugët alternative, autostradën ‘Arbën Xhaferi’, apo rrugët tjera, përmes qytetit të Lipjanit dhe Shtimes, në mënyrë që t’i shmangen ndonjë bllokimi të tyre, deri në lirimin e plotë të rrugës”, thuhet në apelin e Policisë.

Policia ka thënë se është në të dyja anët duke orientuar komunikacionin.

Image