Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresi: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik

Justina Shiroka - Pula dhe Dirk Schuebel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nga ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel. 

Në këyë takim thuhet se Shiroka-Pula ka theksuar se anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Shiroka-Pula ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave.

“Ajo theksoi se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ambasadori Schuebel thuhet se e ka përgëzuar presidenten Shiroka-Pula “për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës”.

Ndërkaq presidentja thuhet se ka vlerësuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ka theksuar rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Edhe BE-ja mirëpret zgjedhjen e Shiroka-Pulës: Kosova ka punë të rëndësishme përpara Arbëri BE-ja mirëpret zgjedhjen e Shiroka-Pulës: Kosova ka punë të rëndësishme përpara

Ambasadori i BE-së është takuar edhe me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu. 

“Diskutuam veçanërisht për Agjendën e Reformave, Planin e Rritjes dhe rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve brenda afateve, si dhe për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpreha gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Zyrës së BE-së, sidomos në procesin legjislativ dhe mbikëqyrjen e zbatimit të reformave. Rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon punë të vazhdueshme, përkushtim dhe përgjegjësi nga të gjitha institucionet. Besoj se me bashkëpunim dhe me angazhim të përbashkët mund të shënojmë përparim të dukshëm në reformat që i duhen vendit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.