Me mot me vranësira, intervale të shkurta me diell e vranësira që do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në zonat malore e vise mesatare, do të përfshihet e diela e 12 qershorit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reshje më të theksuara parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit. Pjesët tjera pritet të kenë më pak reshje.
Shiu ka mbizotëruar qe një javë. Erëra të fuqishme e rrufe ka pasur përditë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 19 dhe 24.
Gjakova do të jetë qyteti me temperaturën më të lartë maksimale, 24 gradë celsius.