Mot me vranësira dhe me mundësi për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se shtrirja e reshjeve nuk do të jetë e ngjashme në të gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.