Mot fillimisht me diell e më pas me kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkim rrufesh, pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet do të përfshijnë zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruar edhe me erëra lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare.