Arbëri

Shi e borë të dielën në Kosovë

Pas ditëve të fundit me temperatura të larta, Kosova do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, thuhet më tej në njoftim.