Afro 3 vjet kanë kaluar që kur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte paralajmëruar renovimin e sheshit “Adem Jashari”, raporton KTV.
Por, gjendja e hapësirës, që mban emrin e heroit, vazhdon të jetë e mjerueshme. Kjo pasi Komuna e Prishtinës dhe Kuvendi i Kosovës, të cilat ndajnë pronësinë e hapësirave të sheshit, ende nuk kanë arritur pajtim rreth rregullimit të platosë. Komuna fajësojnë Kuvendin se nuk u kanë dhënë pëlqimin për të punuar në pronën e tyre.
Më 2016, mosmarrëveshjet mes këtyre dy institucioneve, bënë që të humbej një donacion prej 270 mijë eurosh, nga DEMOS-i zviceran për rregullimin kësaj hapësire. E, në përvjetorin e 20-të të Epopesë së UÇK-së, në Komunën e Prishtinës thonë se do fillojnë punimet porsa të përmirësohet koha.
Ndërsa, shtojnë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk u jep përgjigje pozitive në kërkesën e tyre, ata do të nisin punën vetëm në pjesën e tyre.
Por, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk është në dijeni të këtyre zhvillimeve.
Edhe
Përurohet sheshi “Adem Jashari”, Ahmeti ka tri propozime për Kuvendin rreth shtatores së heroit
Ndërsa, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Shpend Ahmetin për ta çuar përpara këtë çështje brenda ditës.
Madje, sipas Veselit, në sheshin ku aktualisht qëndron monumenti i “Vllaznim-Bashkimit”, duhet të vendoset shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari.