Komuna e Ferizajt sot u vendos në karantinë. Por nga komuna është dhënë një lajm i mirë se pacienti ‘zero’ është shëruar.
“Pacienti zero i infektuar me koronavirus në Ferizaj, apo J.H nga fshati Bibaj pas dy testeve për COVID-19, ka rezultuar negativ, pra kemi të shëruarin e parë nga koronavirusi në Ferizaj. Këtë e konfirmoi vet ai. Bashkëqytetarë, ndiqni udhëzimet??izolohuni dhe fitoren në këtë luftë e kemi të sigurt”, thuhet në njoftimin e komunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas 18 rasteve me koronavirus në Ferizaj, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që kjo komunë të futet në karantinë.