Pas 21 ditësh, komuna e Ferizajt ka dalë nga karantina me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi ditëve të fundit nuk janë regjistruar raste të reja me koronavirus.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu. Ai ka thënë se “kryeqyteti ekonomik i Kosovës - Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus”.
“Karantina u hoq, kujdesi duhet të vazhdoj, paçim shëndetin bashkëqytetarë!” ka shkruar ai në Facebook.
Ferizaj mbetet komuna më e prekur deri tash nga koronavirusi në Kosovë. Deri tash aty janë regjistruar 98 raste nga 813 sa janë në total në nivel vendi.
-
Ferizaj të shtunën me 16 raste të reja me COVID-19, Aliu thotë se lehtësimi i masave u keqkuptua
-
72 të shëruar në Ferizaj, Komuna më e prekur me COVID-19
-
72 nga 100 të infektuarit në Ferizaj tashmë janë shëruar
-
Shërohet pacienti ‘zero’ me koronavirus nga Ferizaj
-
Katër nxënës dhe dy mësimdhënës të infektuar me COVID-19 në Ferizaj