Komuna e Ferizajt ditë më parë printe për kah numri i të infektuarve, me numrin që iu ofrua 100-shit.
Por, 72 prej tyre tashmë janë shëruar plotësisht, çka ka çuar në hapjen e hyrje-daljeve, pas 21 ditësh në karantinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, drejtues të Komunës kanë vazhduar me thirrjet për kujdes, raporton KOHA.
Kryetari Agim Aliu ka thënë se virusi është ende në mesin e qytetarëve, andaj duhet respektuar rekomandimet e nivelit qendror dhe lokal.
Në anën tjetër, disa nga qytetarët nuk po e respektojnë distancën sociale dhe masat mbrojtëse për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ndërkaq, sipas drejtorit të rrjetit të OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj, Kenan Gashi, futja e Ferizajt në karantinë e ka penguar edhe zhvillimin e bizneseve, ndërkohë Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i mbulojë edhe lokalitetet me patrulla.
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ka thënë se duke i respektuar masat mund të rikthehet normaliteti në Ferizaj dhe mund të bjerë në binar edhe zhvillimi ekonomik, i cili gjatë dy muajve të fundit vlerësohet të jetë ndërprerë.