Deputeti i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka shprehur shqetësimin për mossigurimin e fëmijëve dhe njerëzve të moshuar në një kohë ku janë shumuar qentë endacak.
Sherifi thotë se nuk është e udhës që u është lënë në përgjegjësi të komunave kjo çështje, për shkak se siç tha ai, kanë kapacitete të vogla buxhetore që të merren me këtë problem.
Ai thotë se është Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi ata të cilët duhet të merren seriozisht me trajtimin e këtij problemi, para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi me pasoja fatale, shkruan KP.
“Ky Kuvend dhe Qeveria e kanë për obligim se para se të humben jetë të vihet kjo çështje nën kontroll”, tha Sherifi.
Ai ka porositur kolegët e tij dhe funksionarët në Qeveri që t’ua dinë hallin njerëzve që udhëtojnë me këmbë.
“Hyni pak nën lëkurën e njerëzve te cilët ecin me këmbë nëpër fshatra e nëpër Komunën e Prishtinës. Është urgjente që të ndërmerren masa edhe Qeveria të bëjë një plan që të trajtohet kjo çështje”, tha Sherifi.
-
Problemi me qentë endacakë do të zgjidhet me strategji kombëtare, sipas Qeverisë
-
130 kafshime nga qentë endacakë për 10 muaj, zgjidhja s’duket afër
-
Tjetër sulm i qenve endacakë në Prishtinë
-
Ramadani: Komunat duhet ta sigurojnë territorin e tyre sa u përket qenve endacakë
-
Padi ndaj institucioneve të shtetit për mostrajtim të qenve endacakë