Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramadani: Komunat duhet ta sigurojnë territorin e tyre sa u përket qenve endacakë

Elza Ramadani nga Fondacioni për Kafshët ka thënë se është punë e mirë kjo që po bëhet nga Komuna e Prishtinës në ndërtimin e strehimores për qentë endacakë.

Ajo në emisionin "038" ka thënë se sa i përket qendrës së përkohshme është punë e mirë, porse shton se një punë e njëjtë është duke u kryer momentalisht.

Sipas saj, problemet me agresivitetin e qenve endacakë janë shumë serioze.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka një faj të madh këtu. Fondet publike të qytetarëve të marra nga kjo agjenci nuk janë shfrytëzuar. Qentë endacakë janë bërë shumë agresiv. Mungesa e vetëdijesimit të qytetarëve për qentë endacakë gjithmonë ka munguar. Zhvillimet e fundit tash janë pozitive, por duhet të kemi kujdes se si trajtohen. Komunat që janë kompetente për të menaxhuar numrin e qenve endacakë, nuk janë duke mundur t’i menaxhojnë. Një problem kryesor është edhe qentë të cilët kanë pronar sepse ata mbarështohen, shiten e pastaj lëshohen në rrugë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, institucionet nuk kanë informacione se sa qenë importohen nga jashtë.

Edhe Protestohet kundër qasjes së Komunës së Prishtinës për trajtimin e qenve endacakë LAJMET E MBRËMJES Protestohet kundër qasjes së Komunës së Prishtinës për trajtimin e qenve endacakë

Ajo ka thënë se në Kosovë është i pakontrolluar edhe mbarështimi i qenve.

Ka thënë se strategjia kombëtare fokusohet të rrënjët e problemit, pastaj edhe strukturat strehuese të qenve.

Ka theksuar se është duke u finalizuar një udhëzim administrativ për rregullimin e kushteve të strehimoreve.

“Duhet të evitohet eutanazia masive e qenve, sepse kjo nuk është zgjidhje. Ne kemi kërkuar që të ndryshohet neni për eutanazinë. Është e kotë që Komuna e Prishtinës kastron e strehon kafshë, e pastaj komunat tjera i sjellin serish në Prishtinë. Komunat nuk kanë kontroll për territorin e tyre. Veprat penale që i kemi raportuar për personat që i bëjnë qentë të luftojnë me njëri-tjetrin, marrin shumë pak dënime, ose më mirë thënë dënime qesharake”, ka thënë ajo.

Edhe Dështon Komuna e Prishtinës, qentë endacakë rikthehen në qendër Arbëri Dështon Komuna e Prishtinës, qentë endacakë rikthehen në qendër

Ramadani ka thënë se komunat e kanë për detyrë ta sigurojnë territorin e tyre.

Ai ka thënë se edhe qytetarët duhet të bëhen më të butë me qentë.