Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shënohet simbolikisht përvjetori i sulmit të parë të Serbisë mbi familjen Jashari

Sot bëhen 26 vjet nga sulmi i parë i forcave policore serbe në familjen Jashari në Prekaz.

Më 1991 shumë forca serbe, kishin mësyrë familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, por që hasën në rezistencën e familjes Jashari, duke u detyruan të tërhiqen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për nderë të kësaj dite, Komuna e Skenderajt dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve “SHOTA”, kanë organizuar disa aktivitete.

Në ora 14:30 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kurse në ora 17:00 Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj do të mbahet një koncert simbolik.