Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shembet me eksploziv një pallat 6 katësh në Durrës

Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës.

Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.

“Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”, raporton gazetarja e Top Channel- it, Elda Menga./tch