Një tjetër tërmet ka rënë në Durrës pak më parë, me magnitudë 4.5 ballë sipas shkallës Rihter.
Ky është tërmeti i tretë që bie që nga mbrëmja e djeshme, ku mbrëmë në orën 12 ishte regjistruar një tërmet me magnitudë 3.3 ndërsa edhe sot më herët ishte me magnitudë 3.3, raporton Top Channel.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 45 kilometra larg qytetit të Tiranës.
Nuk raportohet për dëme materiale ose persona të lënduar.