Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka përgëzuar partitë politike për arritjen e konsensusit kombëtar për çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes kufitare me Malin e Zi.
Apostolova, përmes një postimi në Facebook, siç transmeton Koha.net, u ka bërë thirrje edhe dy partive parlamentare, Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, që t’i bashkohen këtij hapi “kyç për demarkacionin”.
“Uroj të gjitha partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi. Hap kyç për liberalizimin e vizave. E vendos Kosovën dhe të rinjtë e saj në rend të parë. Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe që po ashtu të përkrahin marrëveshjen që është për të gjithë në Kosovë”, ka thënë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.
-
Evropa: Ratifikimi i demarkacionit, një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave
-
Mogherini: Kosova drejt liberalizimit të vizave
-
Avramopoulos: Ratifikimi i demarkacionit, hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave
-
Veseli i bindur se drama e demarkacionit përfundon sot
-
Ndërkombëtarë e vendorë kërkojnë votë për demarkacion