Duke i konsiderurar masat e marra për të luftuar COVID-19 dhe situatën emergjente të shëndetit publik, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, urgjentisht u bën thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës dhe palëve të involvuara, të mbështesin të drejtat e njeriut në luftën kundër COVID-19, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“PSSP Tanin nënvizon rëndësinë e adresimit të sfidave lidhur me të drejtat e njeriut, që dalin nga kriza e shëndetësore në vazhdimësi dhe masat për t’i mbrojtur ato”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se ai inkurajon të gjitha institucionet dhe palët e involvuara të jenë vigjilentë ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit të mundshëm, në lidhje me luftimin e COVID-19 dhe bën thirrje për një adresim gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet mbrapa.
“Tanin përsërit gjithashtu thirrjen e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të respektuar të drejtat e pacientëve për privatësi dhe përmbajtjen nga zbulimi i të dhënave personale, duke përfshirë edhe mediat”, thuhet në komunikatë.
"I bindur se Kosova do t'i tejkalojë sfidat që janë përpara, UNMIK-u u qëndron krah të gjitha institucioneve dhe akterëve përkatës në luftën kundër COVID-19, ndërsa vazhdon të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë në Kosovë", tha Tanin.
-
Tanin përgëzon Kosovën për luftën kundër Covid-19
-
Shefi i UNMIK-ut: Udhëheqja e fortë e uniteti politik në Kosovë janë të nevojshme më shumë se kurrë
-
UNMIK: COVID-19 ka thelluar pabarazitë
-
Vuçiqi e lut UNMIK-un “t’ia tërheqë vërejtjen Prishtinës”
-
Tanin bën thirrje për ulje të tensioneve: Të demonstrohet udhëheqësi e përgjegjshme