Ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi nxori një dekret përmes të cilit ka obliguar institucionet e vendit të krijojnë një listë të personave dhe grupeve e organizatave terroriste, të cilat do t’iu nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.
E një veprim të tillë e ka përshëndetur edhe këshilltari i presidentit Donald Trump, John Bolton.
“SHBA e vlerëson përcaktimin e Kosovës ndaj Hezbollahut si një organizatë terroriste. Këta terroristë iranian vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Bota e njeh sponsorizimin terrorist të Iranit dhe emërtimin e përfituesit kryesor të tij: Hizballahut”, ka shkruar Bolton në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër
-
Kosova harmonizon listën e organizatave të huaja terroriste me SHBA-në
-
Trumpi paralajmëron Houthit pas sulmit ndaj anijeve saudite
-
Trumpi zotohet të "merret" me Houthit nëse grupi bllokon anijet saudite
-
Trumpi propozon që Siria ta luftojë Hezbollahun, ideja ngjall shqetësime në rajon