Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve kosovarë, të cilët kanë thënë se iniciative e tyre për Gjykatën Speciale do të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.
Javë më parë krerët kosovarë kishin filluar një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë kjo që u ndal pas ndërhyrjes së ashpër nga ana e SHBA-së dhe shteteve të BE-së, transmeton Koha.net.
Ambasada e SHBA-së thotë se çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës.
“Gjatë kësaj jave udhëheqësit e Kosovës kanë bërë deklarata të përsëritura publike duke thënë se një iniciativë lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Ata e kanë gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë.
Ambasada amerikane më tutje shton, “gjithashtu, kërcënimet me dhunë janë tërësisht të papranueshme, dhe qartësisht dhe pa mëdyshje ato duhet të hidhen poshtë nga Qeveria”.
Edhe
Edhe një reagim i SHBA-së kundër zhbërjes së Speciales
SHBA-ja është jashtëzakonisht e zhgënjyer me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre për interesat personale të tyre.
“Jemi jashtëzakonisht të dëshpëruar me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre dhe përkrahjen e patundur të Shteteve të Bashkuara në favor të interesave të tyre personale”, thuhet në komunikatë.
-
Koci: Hera e parë që SHBA-ja e tha troç se po i rrezikohen interesat e saj
-
Ndërkombëtarët paralajmërojnë pasoja nëse ndryshohet Ligji për Specialen
-
SHBA-ja thërret Qeverinë të mos emërojë në pozita të larta njerëz të pakualifikuar e të dënuar për krime
-
Refuzimi për të pezulluar taksat është kundër interesave të SHBA