Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një rekomandim për qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në 22 vende dhe territore për shkak të gjendjes me COVID-19 në këto vende.
Ndër të tjera, qytetarët amerikanë këshillohen të mos udhëtojnë në Shqipëri, Izrael, Australi, Egjipt, Argjentinë dhe Uruguaj, raporton Reuters.
CDC e ka ngritur rekomandimin e saj në "nivelin e katërt: rrezik shumë i lartë", duke shpjeguar se udhëtimet në destinacione të rrezikshme, duke përfshirë Panamanë, Katarin, Bahamas, Bahreinin dhe Bolivinë, duhet të shmangen.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja fut Kosovën në listën e vendeve më të rrezikshme për COVID-19
-
MSH-ja publikon listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për COVID-19
-
Vala e koronavirusit, SHBA-ja paralajmëron se cilat vende duhet shmangur
-
SHBA-ja rekomandon që të mos udhëtohet në 80 për qind të shteteve
-
Ambasadat e cilësojnë Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë për COVID-19