Departamenti amerikan i Shtetit ka këshilluar amerikanët që të shmangin 80 për qind të shteteve të botës, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në një njoftim për media për doracakun e përditësuar të udhëtimit, thuhet se pandemia vazhdon të përbëjë rrezik të pashembullt për udhëtarët.
Këshilla “Mos udhëto” përfshin 34 prej 200 shteteve. COVID-i ka marrë jetën e më shumë se tre milionë personave deri tani në mbarë botën.
Më shumë se gjysma e tyre janë qytetarë amerikanë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota “po i afrohet shkallës më të lartë të infeksioneve”, pavarësisht fillimit të vaksinimit në shumicën e vendeve të botës.
India, që tani po përballet me valën e dytë të pandemisë, pritet të fillojë vaksinimin për të rritur mbi 18 vjeç për të kontrolluar shpërthimin e infektimeve të reja.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se këshilla që të mos udhëtohet në 80 për qind të shteteve buron nga rekomandimet e autoriteteve vendase të shëndetësisë.
-
SHBA-ja heq kufizimet mbi udhëtimet në rang botëror, ndërsa ndër 30 shtete bllokon edhe Kosovën
-
SHBA-ja gati të arrijë në 1 milion vdekje si pasojë e COVID-19
-
SHBA-ja fut Kosovën në listën e vendeve më të rrezikshme për COVID-19
-
SHBA-ja e fut Shqipërinë në vendet “me rrezik shumë të lartë”
-
SHBA-ja regjistron 800.000 të vdekur nga COVID-19