Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSH-ja publikon listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.

Këto vende në këtë listë kanë hyrë me vendim të Qeverisës së Kosovës, ndërkaq është bazuar te rastet pozitive gjatë dy javëve të fundit në 100 mijë banorë.

Në këtë listë prin Izraeli, me 750.07 raste për 100 mijë banorë. Më pas në listë janë edhe disa nga vendet e rajonit siç është Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Greqia.

Në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ndër të tjera hyjnë edhe Mbretëria e Bashkuar, Franca, Turqia, Zvicra, Belgjika, Holanda, Italia, Sllovenia, e Austria.

Më poshtë gjeni listën e plotë të vendeve.

 

Qytetarë të nderuar, Më poshtë mund të gjeni listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë dhe Vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth hyrjeve dhe daljeve nga Kosova. (Kjo listë do të përditësohet çdo një javë)

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Monday, August 23, 2021