Kosova është futur në listën e shteteve me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19 të Gjermanisë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në një njoftim në Facebook ka shkruar se qeveria gjermane nga e premtja ka shtuar 25 vende në listë.
“Të përfshira rishtazi në këtë listë janë SHBA-ja, Sllovenia, të gjitha vendet Baltike, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe disa vende në kontinentet tjera”, thuhet aty.
Udhëtarët nga këto vende, përfshirë Kosovën, do të duhet të kenë një rezultat negativ të koronavirus jo më të vjetër se 48 orë kur arrijnë në Gjermani.
Vendimi do të hyjë në fuqi të dielën, bëhet e ditur në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja fut Kosovën në listën e vendeve më të rrezikshme për COVID-19
-
Gjermania fut Kosovën në “listën e rrezikshme”
-
Gjermania e heq Kosovën nga lista e shteteve me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit
-
MSH-ja publikon listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për COVID-19
-
Spanja fut Gjermaninë në listën e vendeve me rrezik të lartë për udhëtime