Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, deklaroi se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura dhe se qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet ushqimore të përditshme.
“Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre”, shkroi Shala.
Pasi falënderoi të gjitha kompanitë kosovare që e ndihmuan, ai tha se do të vazhdojnë t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve të Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim kudo që jetojnë në Republikën e Kosovës”, tha ai.
-
Në veri bllokadë totale, Qeveria dërgon produkte ushqimore
-
Shala paralajmëron masa reciprociteti ndaj Maqedonisë Veriore
-
Qeveria insiston se në veri s’ka krizë për ushqim, “Vuçiqi po bën propagandë”
-
Serbët e veriut i gëzohen rihapjes së dyqaneve, thonë se blejnë vetëm prodhime serbe
-
Bahtiri takon Shalën, apel që bizneset nga jugu të shtrihen në veri