Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bahtiri takon Shalën, apel që bizneset nga jugu të shtrihen në veri

Kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka takuar sot ministrin e Tregtisë, Endrit Shala, me të cilin thotë të ketë biseduar për gjendjen e krijuar në veri, pas krizës së inskenuar humanitare nga serbët.

“Numri i bizneseve shqiptare që hapin pika shitëse në veri duhet të rritet”, ka thënë Bahtiri, në një postim të tij në Facebook.

“Në këtë drejtim mora përkrahjen e ministrit që të angazhohemi së bashku, që bizneset nga jugu i Mitrovicës t’i hapin pikat shitëse në veri ku qytetarët do të mund të furnizohen me artikujt e nevojshëm. Si kryetar i Mitrovicës, komunës më strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, do të mbetem 24 orë në ditë i angazhuar që t'iu shërbej gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri, përmes këtij postimi, ka apeluar “te të gjitha bizneset që të angazhohen për të kontribuar për hapjen e pikave shitëse në veri”.

“Sepse kjo i ndihmon shumë Kosovës dhe largon ndikimin e Serbisë nga kjo pjesë e shtetit të Kosovës”, ka thënë Bahtiri.