Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shahini: Nuk janë kryer as një e treta e punimeve në “Muharrem Fejza”

Përfaqësuesi i banorëve të lagjes “Mati 1”, Dren Shahini, ka thënë se nuk janë kryer as një e treta e punimeve në rrugën kryesore të kësaj lagje, “Muharrem Fejza”.

Shahni ka thënë në “O38” të KTV-së se në bazë të planit, punimet në këtë rrugë do të duhej të mbaronin më 3 gusht mirëpo ka shtuar se kjo është e pamundur të ndodhë.

“As një e treta e rrugës nuk ka mbaruar. I kemi dhënë ultimatum një javor komunës. Kemi kërkuar që të intensifikohen punimet, e të vazhdohen ndoshta edhe në turne dhe të mbarohet afati siç ka qenë. Në planin e punimeve thuhet se më 3 gusht do të përfundojnë punimet e më 1 shtator do të dorëzohet rruga”, ka thënë Shahini.

Ai ka shtuar se gjendja e rrugës po e vështirëson në masë të madhe jetën e banorëve të asaj pjese duke u shkaktuar edhe gjendje ankthi.

“Kemi kërkuar që para se të mbyllet rruga ‘Muharrem Fejza’ për punime, të gjenden rrugë alternative dhe të mirëmbahen ato, nuk e kemi pasur këtë kundërpërgjigje, vetë kemi gjetur rrugë alternative. Përditshmëria e këmbësorëve është tejet e rëndë, e prindërve me karroca e fëmijëve të vegjël. Njerëzit e moshuar kanë mbetur të mbyllur e po ashtu edhe ata me nevoja të veçanta. Gjendja është e tmerrshme, prej punimeve është bllokuar edhe rrjeti i kanalizimit, kundërmimi është i tmerrshëm në vapë, pluhuri në vapë është i tmerrshëm, edhe balta pas shiut është e tmerrshme. Jemi në një gjendje ankthi sepse përveç stresit ditor e kemi barrë mandej edhe se si të kthehemi në lagje”, ka thënë ai.

Edhe Protestojnë banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, paralajmërojnë padi ndaj Komunës Arbëri Protestojnë banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, paralajmërojnë padi ndaj Komunës

Shahini ka paralajmëruar se nëse vazhdohet me këtë intensitet të punimeve, banorët e lagjes do të protestojnë para Komunës së Prishtinës, duke vendosur edhe baltën e lagjes para ndërtesës së saj.

“Ne do të jemi jo më në lagjen tonë me protesta, po përballë komunës, me vete do ta marrim edhe pluhurin e lagjes, edhe baltën, do t’i vendosim përballë komunës”, është shprehur ai.