Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani, ka thënë se me kamerat monitoruese në qytet e ndihmojnë punën e Policisë, duke shtuar se sipas praktikave ndërkombëtare, ndikojnë edhe në rënien e kriminalitetit.
Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” të KTV-së se Prishtina është ndër qytetet e fundit që s’kanë kamera monitoruese, pasi siç ka thënë ai, shumica e qyteteve të tjera posedojnë tash e disa vjet.
“Praktikat botërore tregojnë se monitorimi me kamera në sheshet, në vendet e frekuentuar, aty ku mendohet se mund të ketë kriminalitet, e ndihmojnë Policinë në përgjithësi. Kjo nuk është diçka për herë të parë në Prishtinë. Kryeqyteti pothuajse është i fundit nga qytetet e Kosovës që kanë vendosur kamera. Ato kamera (në Ferizaj) kanë ndihmuar dhe janë vendosur nga 2010-a, kanë ndikuar në uljen e kriminalitetit për 10 për qind dhe kanë ndikuar në zbulimin e rasteve nga 10 deri në 15 për qind”, ka thënë Shabani.
Sipas tij, kamerat vëzhguese do të monitorohen vetëm nga Policia e Kosovës dhe pajisjet përcjellëse do të jenë të vendosura në objektin e Policisë.
-
Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë
-
Kamerat e shtrenjta të komunës nuk monitorohen nga policia, shkak mungesa e objektit
-
Rriten siguria dhe gjobat në kryeqytet
-
Kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale së shpejti vendosen në Prishtinë
-
Ekspertët i vlerësojnë të pamjaftueshëm “oficerët e sigurisë” në shkolla