Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten siguria dhe gjobat në kryeqytet

Policia

Foto: Ilustrim

Në vitin 2023 në rajonin e Prishtinës ka pasur rritje të nivelit të sigurisë dhe shtim të gjobave, ka thënë drejtori i Policisë në Prishtinë, Basri Shabani në emisionin “038” në KTV.

Sipas tij, bazuar në statistika ka pasur rënie të rasteve të veprave penale në përgjithësi në krahasim me vitin 2022, për 8 për qind Ai ka bërë të ditur se ka pasur rënie të veprës së lëndimeve trupore (21.4 për qind) dhe dëmtime të pasurisë (10.2 për qind), por se ka pasur edhe rritje të numrit të gjobave.

Megjithatë, negativisht është raporti i vrasjeve. Nëntë ishin më 2022 e 10 më 2023.

Aspekt pozitiv, sipas statistikave të Policisë, ka qenë ulja e kohës së reagimit nga zyrtarët policorë në shkuarjen në vendngjarje. Nga 17 minuta sa ka qenë një vit më parë, më 2023 është ulur në 14. Shabani ka thënë se sivjet synohet që koha e reagimit të ulet në 12 minuta.

Shabani ka thënë se Policia ka shqiptuar rreth 200 mijë tiketa për kundërvajtje në trafik, apo rreth 12 mijë më shumë se një vit më herët. Ka veçuar si dukuritë më të shpeshta tejkalimin e shpejtësisë, parkingjet e parregullta ndërsa ka alarmuar për dukurinë në rritje të përdorimit të telefonit nga shoferët. Në vitin 2023 janë konfiskuar mbi 2000 patentëshoferë, ka thënë ai.

Edhe Rritet numri i veprave penale për narkotikë e atyre kundër rendit kushtetues në kryeqytet Arbëri Rritet numri i veprave penale për narkotikë e atyre kundër rendit kushtetues në kryeqytet

Policia në Prishtinë më 2023 ka pranuar mbi 300 mijë thirrje nga qytetarët në kryeqytet.