Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, të premten është takuar me homologun lituanez Gabrielius Landsbergis, në Vilnius, ku diskutimi kryesor u zhvillua për sfidat e përbashkëta të sigurisë.
Në njoftim në Facebook, Ministria e Jashtme e Kosovës bëri të ditur se mes tjerash u diskutua edhe për kërcënimet në rritje për vendet demokratike në rajon dhe Evropë si dhe bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Lituanisë.
“Të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe dhe stabilitet në rajon dhe në Evropë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t’iu bërë ballë sfidave të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe aspiratave të saj për integrim euroatlantik.
“Ajo vuri gjithashtu në pah mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën dhe paraqiti progresin e Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit dhe rritjen ekonomike, fusha ku Kosova qëndron shembull në rajon dhe më gjerë”, vijon njoftimi.
-
Siguria në rajon dhe bashkëpunimi ekonomik, temë diskutimi mes Gërvallës e homologut çek
-
Gërvalla me ministrin kroat: Prioritet njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve
-
Gërvalla në takim me emisaren britanike thekson synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO
-
Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë
-
Gërvalla takohet me Kallasin të dielën