Nesër në gazetën Koha Ditore mund ta lexoni intervistën me ekspertin amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer.
Ai flet për përpjekjet e dështuara që të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, si dhe çështjet që kanë përplasur Amerikën dhe Evropën.
Për cilat parime, Serwer i pandeh ShBA-të se kanë hequr dorë?
Si kanë hyrë në mashtrime të ndërsjella presidentët Thaçi e Vuçiq dhe cila është e vërteta rreth letrës së presidentit Trump, sipas ish-diplomatit amerikan?
Por, ka një pikë të vetme për të cilën Serwer është i bindur se dy presidentët tashmë janë marrë vesh dhe po i fërkojnë duart ta nënshkruajnë në “Kopshtin e Trëndafilave” në Washington.
Intervistën e plotë, realizuar nga gazetari Fitim Gashi, mund ta lexoni në numrin e së hënës në gazetë.
-
Serwer: Thaçi e Vuçiqi, po e mashtrojnë njëri-tjetrin
-
Letra e Trumpit për Thaçin e Vuçiqin u shkrua në Prishtinë dhe Beograd
-
“Thaçi e Vuçiqi duan amnisti për krimet e luftës”
-
Serwer: Pa pajtim mes Amerikës dhe Evropës nuk mund të ketë marrëveshje
-
Serwer: Pa pajtim mes Amerikës dhe Evropës nuk mund të ketë marrëveshje