Komuna e Dragashit ende nuk e ka kontraktuar operatorin ekonomik për vazhdimin e punimeve në ujësjellësin kryesor të qytezës.
Kjo ngase Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik edhe një herë e ka kthyer në rivlerësim prokurimin për këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjykata e tenderëve në vendimin e fundit lidhur me këtë aktivitet të prokurimit ka kërkuar që Komuna e Dragashit të qartësojë se në çfarë mënyre plotësohen kërkesat e saja të prokurimit nga konsorciumi i rekomanduar për kontratë.
“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Dragashit lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Ujësjellësi kryesor - vazhdimi i punimeve (projekt trevjeçar)” dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash
-
OSHP-ja sërish kthen në rivlerësim prokurimin për ujësjellësin e Dragashit
-
Anulohet për të gjashtën herë kontrata për ujësjellësin kryesor
-
Prokurimi i projektit të ujësjellësit në Dragash rikthehet në vlerësim
-
Kthehet në rivlerësim prokurimi për ujësjellësin e Dragashit